Monday, September 20, 2010
Piknik vëllazëror
Tuesday, August 17, 2010
Agjëruesi dyftyrësh!
Wednesday, July 14, 2010
I'm trying!
Monday, May 24, 2010
Letër për...!
Monday, May 17, 2010
Mundohem!
Monday, April 26, 2010
Kurreshtarë!
Sunday, April 25, 2010
Wednesday, April 14, 2010
Pse e gjithë kjo?!

Thursday, April 1, 2010
Sëmundje që nuk shërohet!
I përgjumur në ato momente, po rënkonte.
Monday, March 22, 2010
Etje pas pijes
Mundohuni të mos ngjiteni në malin e gjakosur të zemrës time.
Mos më jep kurë trupore,për dhimbjen time që është në shpirtin tim .
Për ndarjen,nuk ka shërim por ka bashkim.
Përqafimi nuk është i mjaftueshëm-më bën të ndjehem se jemi dy;
Etja dhe uji janë dy,jo një,
Por megjithësë etja afirmon ekzistencën e ujit,
Pas pijes,pushim për të ekzistuar.
Përktheu:Valon ISENI,Kumanovë
Autor:Fatmir MUJA
Tuesday, March 16, 2010
Rreth kohës

Cdo gjë në këtë botë,kur bëjmë dicka ,kur veprojmë apo lëvizim,ndiejmë një kënaqësi apo herë pas here edhe një pikëllim ,pasi varet nga rasti në të cilin gjindemi.
Të gjitha këto janë ose humbje e kohës ose shfrytzim i saj,prandaj edhe mund të humbim(devijojmë)prej saj edhe mund të përfitojmë prej saj(nëse krijojmë sisitem jete).
Pamja e saj fizike nuk na ngjason në një rrugë vijëdrejtë dhe as e rrafshët,por në një të tillë të lakuar e të shtrembëruar,që shkakton aksidente të mëdha apo thënë ndryshe diferencime.
Poashtu duhet të cekim se opinioni i mospërfillësve bazohet vetëm në shijimin e saj në sajet e së cilës është pangopësia.
Andaj,nëse shikojmë nga një prizmë(këndvështrim)urtësie apo realiteti,nuk do të hasim asgjë tjetër vecse një barrë të rëndë mbi supet e tyre.
Kjo është ajo më të cilën njeriu humbë orientimin ,qoftë edhe i vetëdijshëm apo edhe i paqëllimshëm ,për arsye se mos durimi i tyre i shpie drejt humnerës apo fundosjes,natyra e të cilëvë është të harrojnë,që dinë të rrebelohen e të thyejnë gjithcka qe gjejnë para vetës .
Historinë e kemi dëshmitare se cdo njeri që nuk ka lejuar të varet prej kohës ,por koha të dirigjohet prej tij(të marrë urdhra),ka mbizotëruar apo ka korrur sukses në jetën e vet,si në aspektin material,ashtu edhe në atë shpirtëror.
Shembulli më i mirë ku demonstrohet vlera e kohës është betimi i Allahut xheleshanuhu në Kur’an nga e cila kupojmë rëndësinë e kohës,e ku thotë:
“Pasha kohën”(sure El-asr,ajeti 1)”
Përfundimisht ,ndjej obligimin që të them se e tërë kjo që thashë për vlerën e kohës,është vetëm një sasi uji sa mund të mbaj një lugë në raport me detin.Megjithatë,sic thoshte një mendimtar islam se:”Trupi i vërtetë i kohës është casti që jetohet…”
Shkroi: Valon ISENI,Kumanovë
Argumentet

Shkencëtarë e opinione të shumta
Me nostalgjinë mbi vërtetimet
A thua,a janë të bezdisura?
Ofrimi i shumë privilegjeve
Deri sa të arrijnë kremtimet…
Mund të jenë bindëse përfundimet
Mund të përballojmë edhe sfida
Duke bërë kronologjinë e punës
Duke u ruajtur nga kritika…
Le t’i eksplorojmë ato dal ngadalë
Le t’i pranojmë si bindëse për ne
Ka ardhur koha ta zbulojmë të vërtetën
Jetë e re të jetë për ne…
Shkroi:Valon ISENI,Kumanovë
Jo si më parë!

Na ishte sec na ishte,njëherë një djalosh i mbarë që kishte lindur në një qytet të vogël.Aty ku njerëzit ishin indiferent,don të thotë,ndryshonin mendimin,varësishtë nga rasti që gjindeshin.
C’ishte më interesantja se,tek ky djal kishte një karakteristikë,e cila e veconte nga të tjerët,e ajo ishte vështrimi i gjërave me të cilat përballoheshin njerëzit,analizimi i tyre dhe shpjegimi më i mirë që mund të ishte ,edhe pse shpeshë herë ndodhej në gjendje diskriminimi,shkaku i moshës.Ai,gjithmonë orvatej që t’i rregullonte gjërat,me të cilën i bënte që njerëzit të jenë më të përafërtë dhe më të dashur si dhe eliminimin e dyshimeve ndërmjet tyre.Në shumë lojëra të ndryshme ,shokët e ftonin të jetë pjesëmarrës dhe ai shkonte,mirëpo,kur fillonin të merreshin me gjëra të kota,ai qetë dhe pa probleme largohej.Pra,me këtë nënkuptojmë se ky fëmij i kuptonte gjërat më ndryshe nga të tjerët.Andaj,merrni shembull prej tij.
Së rrituri,nisi të përballohej me një sfidë.Sikur ndjente dicka,sikur i mungonte dicka apo i nevojitej dicka,që të përmbushte një zbrazëtirë në zemrën e vet.Mirëpo,pa sukses!-nuk mund të gjente inspirim!C’ti bësh?Fati i tij kishte vendosur që të ndodhte ashtu.Edhe pse pas gjithë atyre përpjekjeve e mundimeve,një shpresë këmbë mbajtëse e kaploi djaloshin,e cila nuk lejoi që ai të dorëzohet dhe e adaptoi me mendimin se tendenca e tij misterioze do te realizohet.
Ndonjëherë ,ngjarjet apo ndodhitë vijnë papritmas dhe ti i percepton si të befasishme e që mund të jenë për të mirën tënde apo edhe të kundërtën.
Kështu ngjau edhe me atë për të cilin po flasim,kur një ditë prej ditësh,papritmas takoi një shokun e tij ,i cili e ftoi të shkonin e të dëgjonin një ligjëratë në një organizatë të mirënjohur.Zemra dhe trupi zunë t’i dridhen nga sikleti dhe deri sa arriti atje,nuk i mbaronin rishtazi parashikimet,por c’ishte më e mira se ai nuk ishte pesimist në kësi lloj gjërash,përkundrazi,i sigurtë.Me këto shenja që po shfaqeshin ,sikur na paralajmëronin për nismën apo hapat e para të së vërtetës dhe kontinuitetit të saj.Andaj,falë Zotit,qasja dhe bindshmëria u realizuan shumë shpejt,por në anën tjetër,një litar kishte mbetur ende pa u zgjidhur.
Me kalimi e kohës,preokupimet vecse u shtonin dhe kohë të lirë pothuajse nuk kishte.Mirëpo,një gjë të cilën duhet ta kuptonte djaloshi,ishte se kjo jetë e krijuar ,kapë pas veti shumë sprova e pasoja të ndërtuara dhe se duhet të ndërmirren masa për mbrojtjen nga to.
Dhe kështu,zemra e tij qante nga gëzimi e lumturia,ngase kishte gjetur atë,i cili do ta dirigjonte gjatë punëve të veta,apo thënë më thjeshtë,kishte zbuluar orar me të cilën do ta sistemoj jetën e tij në të ardhmen ,nostalgjinë e së cilës e kishte ëndërruar që moti.Dhe po ta pyesësh atë,se cfarë përjetoi,do të përgjigjej në këtë mënyrë:”Unë nuk mundem…unë…!
Shkroi:Valon ISENI,Kumanovë
Krenaria-mister i pazgjidhur

A thua ,a mund të themi se na ka kapluar dicka?
Për mendimin tim them se po
Atë mund t’ua shpjegoj edhe në pika
E secila pikë me nëntemën e saj…
Andaj nëse i futemi mendimit më të thellë
Dhe nëse i analizoni ato që po i them
Mund të konkludoni pa asnjë dyshim të rastit
Se kjo gjëja që na ka kapluar
Nuk është poezi,as poemë e as tregim
Por është një kapitull që është hapur e pritet te shtjellohet…
Nga kjo që po ceki,mos u habitni aq shumë
E as mos nxjerrni nga goja juaj pasthirma të ndryshme
Por duhet të ndërmarrim dicka
Pasi që është duke ndodhur një kontrast i madh
Nga kuptimi se në fillim pranuam një mesazh
E tash ka nisur një dekadencë,që as nuk paramendohet
E që njeriu e konsideron si nëncmim,
apo edhe diskriminim që bëhet ndaj tij…
Andaj ju këshilloj
Që mos të sjellni risi në këtë cështjen tonë
Ngase Muhammedi alejhi selam ka thënë:
“Ai që sjell dicka të re në cështjen tonë
apo dicka që nuk i përket asaj
do të refuzohet”
Mirëpo,duhet ta dini një gjë se
ata që ishin para jush
Krenoheshin shumë me përparimin e tyre
Pasi që ishin të mbështetur në Allahun xheleshanuhu
E poashtu kishin krenarinë e duhur ndaj Islamit…
Mos mendoni se pasi që i thash këto fjalë
E as mos kujtoni se krenaria është mendjemadhësi.
Por merrni shembull prej kësaj historie të vërtetuar
E cila tani ka filluar të dal në pah.
Mendoj se këto që i thash,janë të mjaftueshme
Për ata që mendojnë se janë fjalët e duhura
Për arsye se unë dhash gjithë mundin tim
Duke i shtjerrur gjithë mendimet e mia!
Duke i shtjerrur të gjitha!
E më në fund pyes veten:A do të mbetet e gjitha kjo mister i pazgjidhur?!
Shkroi:Valon ISENI,Kumanovë
Clodhu pak!

Mora një rrugë të pafundme
Nuk dija se ku do të arrija
Mundohesha të nxjerrë një përfundim
Por prap kot,gjithçka ishte misterioze për mua
Edhe shpresat të cilat më mbanin nuk kishin vlerë
Edhe ndjenjat të cilat më kaplonin nuk ekzistonin më
Sepse humba atë me të cilën orientohesha
Orientim i cili më drejtonte kah parajsa
Dhe më bënte të mundur që unë të krenohesha…
Eh,i gjori unë!Më në fund vendosa
Edhe pse gjatë gjithë atyre përpjekjeve të lodhshme
Vendosa që të ulesha dhe të çlodhesha shpirtërisht
Me mendimet që lehtsuan udhtimin tim!
Autor:Valon ISENI,Kumanovë
C'të ka ngjarë,Palestinë!

Eh,sikur të vija e të të shikoja njëherë moj Palestinë
Më ka marrë malli shumë ,mos të ka kapluar errësira?!
Të shoh ato trima që me shpirt po luftojnë
Dhe Allahu t’i dha gjithë ato të mira…
Me mendimin se një ditë do t’i përballosh këto sprova
Të këshillojë ty moj zemra e trimërisë
Të lus me gjithë shpirt,mos vallë diçka harrova?!
Do të kasha qejfin,shumë të të përqafoja
Të t;a shtrëngoja dorën e kurrë mos të t’a leshoja
Nuk e paskam ditur se kaq e ëmbël je
Përgjigjmu,pashë Allahum,a do të më lësh vetë?
Më merr me vete,dua të jëm edhe unë shehid
T’i përkujtojmë ato caste,sëbashku që i kemi kaluar
T’i fshinim ato lotë,që trupin na kanë mbuluar
T’i kërkonim Zotit,ato që i dëshiruam…
Autor:Valon ISENI,Kumanovë
Mall për Palestinën

T’i përkujtojmë ato caste dhimbjeshe vuajtjesh
Që u kaluan në ato momente plotë frikësim
Ato lotë që u rrjedhën e që s’mund t’i përshkruajmë
Në atë vend të bekuar,në Palestinë.
Tani të bindemi që nuk qenka lehtë për të luftuar
Derisa zemrat tona të arrijnë ndjenjat e duhura
Të mos mbesin si kanë qenë të zemëruar
Ta thërrasim vëllaun,të shkojmë për të luftuar.
Që atëhërë kur ngjau,nostalgjia s’më ka mbaruar
Më ka mbetur breng si nuk i kam ndihmuar
E pyes veten,a thua ndoshta jam dënuar?!
Për atë vend që nuk duhet shkatërruar.
Autor:Valon ISENI,Kumanovë
Rrënjë mendimi

Shumë mendime po më shfaqen përderisa unë rri së qëndruari ulur në këtë ditë të bukur me diell, por nuk i dihet, ndoshta kur të arrijë nata zë të ftohet koha ngase tash është stina e vjeshtës, duke u afruar stina e dimrit.
Pyes veten, athua pse duhet eliminuar kjo brengë nga shpirti im, dhe cila do të ishte mënyra më e mirë për t’ia dalë mbanë?
Në ato momente po ndjej se diçka po më ngjan mua e që s’po mund ta parafytyroj në mendjen time, nuk ngacmonte as edhe një ide qoftë edhe pa vlerë apo edhe që mund ta përballonte së paku tërthorazi.
Ndoshta ndikonte edhe frika ime e cila herë pas here më adaptonte me mendimin se si rrjedhojë e saj mund të dilte dyshimi e që mund të rezultonte në mos zgjidhjen e këtij problemi, apo thënë ndryshe misteri.
Çfarë t’i bëja?
Pas pak fillova të nervozohesha dhe të ndihesha në siklet nga inati. Sa nuk plasa! Lusja Zotin me gjithë zemër që kjo që po më ndodhte të jetë një sprovë e dhuruar nga All-llahu xh.sh. e që me kalimin e kohës do të kalonte.
Papritmas m’u kujtua një fjalë e cila thoshte se në saje të sprovës ishte durimi i cili do të jetë shpresa e vetme që do të na mban në këmbë edhe pse pas gjithë këtyre dilemave ne u ndjemë të vetmuar, të diskriminuar e të habitur nga ato që ndodhën më parë.
Po të ishte ashtu si mendoja do të gëzohesha shumë. Mirëpo, sërish isha në dilemë, ndoshta nuk ishte cështja se unë po sprovohesha. Nuk doja ashtu! Përse?!
Shkroi: Valon ISENI, Kumanovë
Monday, March 15, 2010
Shpjegim i shkurtër por koncept gjërë

Po që se do të më vinte mundësia të shkruaj një skenarë filmi,mendimet e mia të para të cilat do të ngacmonin trurin tim rreth formulimit të përmbajtjes së atij filmi,do të ishin që ai skenarë të përmbaj fjalë me shpjegim të shkurtër por koncept gjërë,edhe pse vështirësia për t’a realizuar atë është shumë e madhe.A thua pse?!
Fillimisht,nëse shikojmë aspektin e diturisë,ne duhet të kemi,sic thuhet,një bagazhë librash të lexuara,nga të gjitha llojet,e e cila është një gjë shumë e rëndësishme,sa i përketë krijimit të një sistem jete dhe këndvështrimit të jetës sonë,për të parë se ku gjindemi.
Mirëpo nga ana tjetër,ekziston edhe një veti e cila rezulton deri në moskryerjen e shumë punëve,e cila poashtu është edhe një shkak shtesë i moszhvillimit dhe përparimit tonë e që është e pranishme tek pjesa dërrmuese e njerëzve e që këtu bëhet fjalë për përtacinë.
Andaj,e vetmja rrugëdalje është Islami.
Unë me kaq po e mbaroj.Juve ju lë të mendoni dhe të vazhdoni më tej.Sigurisht do të kuptoni mesazhin,vetëm duhet përpikmëri.Mos harroni!
Autor:Valon ISENI,Kumanovë
Islami në rininë tonë

Pikë së pari,dua që të kthehemi në jetën e Muhammedit(salallahu alejhi ve selem) dhe të shohim dallimin në mes nesh dhe atyre,në mes mentalitetit tonë dhe mentalitetit të tyre si dhe zakoneve (dokeve)tona dhe zakoneve të atyre.
Populli arab në kohën e injorancës dhe shirkut,ishin një popull tepër i keq,si në aspektin e besimit ashtu edhe në aspektin shpirtëror.
Mirëpo me ardhjen e Muhammedit(salallahu alejhi ve selem) deshti Allahu xheleshanuhu që arabët t’i ngrisë në nivele të mëdha diturie,ekperience dhe mbi të gjitha të arrijnë kënaqësinë e Tij.
Të gjithë e dimë,por edhe historinë e kemi dëshmitare
se shkencat e para dhe më të rëndësishme si matematika,kimia,fizika,gjeografia etj,lindën në shtetet arabe ,pikërishtë tek muslimanët.Atëherë lind pyetja se cili ishte shkaku i këtij zhvillimi?!Shembulli më i mirë me të cilën mund t’i përgjigjemi kësaj pyetje është se ata(arabët) shfrytëzonin kohën dhe përfitonin prej saj,ngase poseduan sistem jete edhe atë nën dirigjimin e ligjeve të Zotit apo thënë më ndryshe Kur’anit,të cilin e pranuan si kushtetutë të tyre.
Andaj nëse shikojmë nga një prizmë(këndvështrim) urtësie apo realiteti,nuk do të hasim asgjë tjetër vec se një kontrast të mash,të cilin nuk e realizoj askush tjetër përvec fejës së Allahut,Islami.
Ja pra,të nderuar vëllezër,këtu desha të arrij.Të demonstroja vlerën e Islamit dhe të bëja një farë krahasimi me ditët e sotme,ku rinia,e cila konsiderohet si themeli i bartjes së të vërtetës,nuk bëjnë aspak përpjekje për ta ringjallur fjalën e Allahut xheleshanuhu,por përkundrazi,në mesin e tyre janë duke u shfaqur edhe disa dyshime,me të cilat vetëm se mund të devijojnë(të humbim) nga rruga e drejtë dhe të harrojnë se cka kanë lënë mbrapa tyre.
Mendim tjetër,i cili është duke u përhapur me të madhe tek ata është se Islami nuk po përshtatet me kohën e sotme moderne dhe se shkaku i tij,ata(të rinjtë) nuk po munden të realizojnë qëllimet e tyre të përditshme si prostitucioni(zinaja),alkoholizmi,narkotizmi e shumë të tjera të cilat vetëm se e shkatërrojnë shpirtin dhe i cmendin ato.Tashti,dua të më tregoni se cili prindër ka qejf t’i vijë fëmiu i dehur në shtëpi dhe se nuk di se cfarë flet?!Normalisht se askush.
Mirëpo,duhet ta dini një gjë,se Allahu xheleshanuhu,Islamin e ka bërë për cdo komb dhe për cdo kohë,e jo me diferencime të ndryshme.
Poashtu Allahu xheleshanuhu cek në Kur’an se:
“Feja e vetme e pranuar tek Allahu është Islami…”
Prandaj,ju këshilloj që të gjithë ju e sidomos të rinjtë,të merrni hapat e para të së vërtetës dhe t’i tregoni atyre që nuk besojnë se ne jemi ata që nuk dorëzohemi,sic kanë qenë të parët tanë dhe se do të përballemi me cdo sfidë që na del përpara,se fundi i fundit fitorja prapë se prapë do të jetë e muslimanëve.
Dhe në fund,dua që t’u tregoj se kjo botë është kalimtare dhe t’u gëzoj se parajsa(xhenneti)ju pret me bukuritë e veta mahnitëse,që syri nuk i ka parë,veshi nuk i ka dëgjuar dhe as që mendja nuk i ka paramenduar.
Juve ju mbetet vetëm se të mendoni dhe të zgjidhni se cila na qenka më e dobishme,sigurisht se në fund do t’ju dal rezultati.
Shkroi:Valon ISENI,Kumanovë
Wednesday, March 10, 2010
C'mall?!

U zgjova nga gjumi me një mendje të kthjellët
Sikur ndjeja dicka ,prandaj u ula në një stol
Pyesja veten,a thua c’më ka gjetur ?!
Përse gjithë gjërat po më duken kot?!
Eh,sikur ta dija,c’më ka kapluar mua
Të clirohem njëherë shpirtërishtë e të mos kem dert
Të kisha nderin edhe unë të shprehem lirishtë
Të largohem nga këto labirinthe që nuk vlejnë hiq…
O Zoti im ,të lus me gjithë zemër e shpirtë
Të lus të më japësh kohë vetëm edhe pak
T’i zgjidhë ato probleme që më rrebeluan
E që nuk më lënë të c’mallem aspak…
Ngadalë,ngadalë,kështu erdhi koha e mirësisë
Tendencat e mia ëndërrore zunë të realizohen
Një erë e lehtë e së vërtetës ngacmonte trupin tim
Që tash e tutje,u binda se cdo nuk mund të jetë absurde…
Tashmë,falënderimet nuk mbarojnë rishtazi
Ndaj Allahut që më bëri të ndryshoj mendim
Për gjitha ato gjëra që ndaluan udhtimin tim …
Shkroi:Valon ISENI,Kumanovë
Islami

Ishte dita ime me fat…
Kur unë dola të shëtis pak
Ndjenjat e mia ishin në nivelin më të ulët
Edhe pse nuk kisha parandjenjën,
se do të më ndodhte dicka.
Ai udhtim për mua ishte privilegj
Andaj duhet ta emëroja
Ngase ishte dita kur do të fillonte udhzimi im
Dhe këtë histori do ta demonstroja me pak fjalë
Kur papritmas takova një shokun tim
Dhe më ftoi,të shkojmë e të degjojmë një ligjëratë
Nuk e paramendoja atë krenari që më kaploi
Nuk e dija se kjo fe ishte kaq tërheqëse
Në atë moment zemra ime qante nga gëzimi
Derdhte lotë aq sa mundej,saqë u shtrydh
Lotë të cilët ma pastruan rrugën time…
Shkroi:Valon ISENI,Kumanovëvvv
Qëndrim mendimesh

Kinse po më shfaqet oaza para syve
I shtangur nga habia e kësaj mrekullie
Duke dalluar të vërtetën nga mahia
Fillova të kërkoj thelbin e arsyeve
Që nuk më lënë të shkoj e të freskohem
Tani të gjitha gjërat po më bëhen kontrast
Ndryshimi i tyre,a thua cfarë do të na demonstroj?!
Misteriteti vjen duke u thelluar
Alternativa si objekt synimi duke u larguar…
Udhëtim i gjatë për ta gjetur zgjidhjen
Ndoshta nevojiten një palë këmbë të forta
Sepse ka gjasa të vijë deri tek cmenduria…
C’janë gjithë këto mendime që po më devijojnë
Ja pra,sapo pashë që pasna mbetur në mes të rrugës
Mos vallë,harresa i ka fajet ?!
Shkroi:Valon ISENI,Kumanovë









