Wednesday, March 10, 2010

Islami


Ishte dita ime me fat…

Kur unë dola të shëtis pak

Ndjenjat e mia ishin në nivelin më të ulët

Edhe pse nuk kisha parandjenjën,

se do të më ndodhte dicka.

Ai udhtim për mua ishte privilegj

Andaj duhet ta emëroja

Ngase ishte dita kur do të fillonte udhzimi im

Dhe këtë histori do ta demonstroja me pak fjalë

Kur papritmas takova një shokun tim

Dhe më ftoi,të shkojmë e të degjojmë një ligjëratë

Nuk e paramendoja atë krenari që më kaploi

Nuk e dija se kjo fe ishte kaq tërheqëse

Në atë moment zemra ime qante nga gëzimi

Derdhte lotë aq sa mundej,saqë u shtrydh

Lotë të cilët ma pastruan rrugën time…

Shkroi:Valon ISENI,Kumanovëvvv

No comments:

Post a Comment