
T’i përkujtojmë ato caste dhimbjeshe vuajtjesh
Që u kaluan në ato momente plotë frikësim
Ato lotë që u rrjedhën e që s’mund t’i përshkruajmë
Në atë vend të bekuar,në Palestinë.
Tani të bindemi që nuk qenka lehtë për të luftuar
Derisa zemrat tona të arrijnë ndjenjat e duhura
Të mos mbesin si kanë qenë të zemëruar
Ta thërrasim vëllaun,të shkojmë për të luftuar.
Që atëhërë kur ngjau,nostalgjia s’më ka mbaruar
Më ka mbetur breng si nuk i kam ndihmuar
E pyes veten,a thua ndoshta jam dënuar?!
Për atë vend që nuk duhet shkatërruar.
Autor:Valon ISENI,Kumanovë

No comments:
Post a Comment