Wednesday, March 10, 2010

C'mall?!


U zgjova nga gjumi me një mendje të kthjellët

Sikur ndjeja dicka ,prandaj u ula në një stol

Pyesja veten,a thua c’më ka gjetur ?!

Përse gjithë gjërat po më duken kot?!

Eh,sikur ta dija,c’më ka kapluar mua

Të clirohem njëherë shpirtërishtë e të mos kem dert

Të kisha nderin edhe unë të shprehem lirishtë

Të largohem nga këto labirinthe që nuk vlejnë hiq…

O Zoti im ,të lus me gjithë zemër e shpirtë

Të lus të më japësh kohë vetëm edhe pak

T’i zgjidhë ato probleme që më rrebeluan

E që nuk më lënë të c’mallem aspak…

Ngadalë,ngadalë,kështu erdhi koha e mirësisë

Tendencat e mia ëndërrore zunë të realizohen

Një erë e lehtë e së vërtetës ngacmonte trupin tim

Që tash e tutje,u binda se cdo nuk mund të jetë absurde…

Tashmë,falënderimet nuk mbarojnë rishtazi

Ndaj Allahut që më bëri të ndryshoj mendim

Për gjitha ato gjëra që ndaluan udhtimin tim …

Shkroi:Valon ISENI,Kumanovë

No comments:

Post a Comment