Më erdhi ftesa! Duke qëndruar ashtu ulur në shtëpin time ,ajo më erdhi papritmas dhe unë u gëzova aq shumë ,ngase më kishte marr malli të shkoj e të argëtohem me vëllezërit e mi në një piknik që prej në fillim shpresoja se do të kalonim mirë, dhe ashtu ndodhi…!
Të nesërmit në mengjes, u bëra gati dhe shkova aty ku ishte pikënisja.I takova të gjithë dhe që të gjithë i përshendeta me përshëndetjen e ngrohtë islame.Në ato momente zemra ime dridhej nga lumturia, ngaqë pash se në atë piknik do të marrin pjesë shumë persona që i dua dhe që kam qejf të ndaj kohën me to.E si mos të dridhet(zemra), kur unë pata mundesin të kuptoj se ç’është të jetosh me Islamin dhe të veprosh sipas saj.
Më tej, pasi u pergaditëm që të gjithë ,hypëm në një minibus dhe shkuam drejt vendeve te karadakut, në një fshat që pothuajse ishte braktisur i gjithi nga njerëzit dhe kishte mbetur ashtu i shkretë, me shtëpi të vjetruara dhe të pabanuara.Ne u vendosëm aty në një fushë të hapur dhe të madhe, ku kishim mundësi të qëndronim,të hanim,të pinim, të loznim e të bënim shumë gjëra të tjera.
Pasi u rehatuam, njëri prej nesh u ngrit dhe na tregonte ca nga historia e këtij vendi dhe këtyre maleve pothuajse të braktisura, që në mua la mbresa e kujtime të mëdha.Ai na tregonte për popullatën që kanë jetuar në këto vise dhe luftrat që kanë bërë me armikun, vetëm e vetëm që ta mbronin identitetin e tyre kombëtar dhe fetar.Unë gëoshesha sepse gjersa fliste ai,viheshin re se pothuajse të gjitha fitoret e të mirat kishin qenë në favorin tonë, e që është edhe një krenari tepër që duhet pasur ne.
Më pas, kur mbaroi fjalimi, disa nga më të rinjtë në mesin e të cilëve isha edhe unë, u ngritëm dhe vendosëm që të luajmë futboll deri sa të vij koha e drekës.Edhe aty viheshte në funksion konkurenca ndërmjet ekipeve, mirëpo jo një konkurencë e tillë që pëermban ofendime e gënjeshtra gjatë lojës, por një e tillë që pahësore është dashuria ndërmjet veti dhe vëllazëria(gjëra që edhe na mbajn afër njëri tjetrit).
Pasi që mbaroi loja, shkuam në xhaminë e fshatit dhe falëm namazin e drekës, ku edhe patëm mundësi që gjatë rrugës t’i shikojmë shtëpitë e vjetruara mirëpo që për mua ishin interesante.Falëm namazin dhe prap u kthyem në vendqëndrimin tonë.
Ngrëmë bukë, ku një shok si surprizë na e kishte bërë një mish të pjekur e të shijshem e të cilit i falënderohem shumë për mundin.
Më pastaj, kur u ngopëm që të gjithë, nuk kishin të ndalura edhe muhabetet e ndryshme, shakatë e ndryshme, lojërat e shëtitjet e shumta e të cilat poashtu e zbukuronin edhe më tepër këtë piknik.
Dhe në fund i larguam të gjitha barrierat e mbeturinat që i kemi hedhur nëpër tokë(sepse është nga Islami) dhe u kthyem nëpër shtëpit tona.
Sidoqoftë, ç’është më kryesorja se ky piknik ishte një “piknik vëllazëror” i cili pushoi zemrat tona dhe relaksoi shpirtin tonë.
Autor:Valon ISENI,Kumanovë


No comments:
Post a Comment