Agjëruesi dyftyrësh:
Të fshihem në ndonjë vend ,nuk di
Frikohem se mos njeri do të më sheh
E në fund të turpërohem dhe të mos të kem cfarë ti them…
Ah i mjeri unë, kam mbetur këtu si i humbur dhe nuk di cfarë të bëj
Të kthehem dhe te veproj ashtu siç me thotë mendja,
prap nuk kam siguri;
Apo ndoshta, më së miri është ta dëgjoj fjalën e Allahut,
mirëpo, prap nuk di;
Paksa më duket si vështirë,por ndoshta është më mirë
Pastaj, ka edhe një përparsi për mua,mund të eci më lirë...
Mirëpo, si mund të veproj kështu gjatë gjithë këtij muaji
Të më mbes barku bosh, pa ngrënë e pa pirë asgjë
Jo, nuk mund të duroj dot, jam i sistemuar i atillë
Nuk më bën dobi as fjal e as këshillë...
Unë:
I gjori, ka mbetur në mes të rrugës dhe nuk din cfarë të bëj
A të agjëroj apo të mos agjëroj?!
Si mund t’i shkon mendja, të fshihet dikund e mos ta shohin të tjërët
Kinse po agjëroj,ndërsa në fakt jo?!
Kur dihet se Allahu e sheh gjithkund dhe prap në fund do të jap llogari
Dhe se një ndër shkaqet e gjithë kësaj,
është të mësojmë se ç‘është sabri.
Valon Iseni
13.08.2010


No comments:
Post a Comment