Tuesday, March 16, 2010

Rrënjë mendimi


Shumë mendime po më shfaqen përderisa unë rri së qëndruari ulur në këtë ditë të bukur me diell, por nuk i dihet, ndoshta kur të arrijë nata zë të ftohet koha ngase tash është stina e vjeshtës, duke u afruar stina e dimrit.
Pyes veten, athua pse duhet eliminuar kjo brengë nga shpirti im, dhe cila do të ishte mënyra më e mirë për t’ia dalë mbanë?
Në ato momente po ndjej se diçka po më ngjan mua e që s’po mund ta parafytyroj në mendjen time, nuk ngacmonte as edhe një ide qoftë edhe pa vlerë apo edhe që mund ta përballonte së paku tërthorazi.
Ndoshta ndikonte edhe frika ime e cila herë pas here më adaptonte me mendimin se si rrjedhojë e saj mund të dilte dyshimi e që mund të rezultonte në mos zgjidhjen e këtij problemi, apo thënë ndryshe misteri.
Çfarë t’i bëja?
Pas pak fillova të nervozohesha dhe të ndihesha në siklet nga inati. Sa nuk plasa! Lusja Zotin me gjithë zemër që kjo që po më ndodhte të jetë një sprovë e dhuruar nga All-llahu xh.sh. e që me kalimin e kohës do të kalonte.
Papritmas m’u kujtua një fjalë e cila thoshte se në saje të sprovës ishte durimi i cili do të jetë shpresa e vetme që do të na mban në këmbë edhe pse pas gjithë këtyre dilemave ne u ndjemë të vetmuar, të diskriminuar e të habitur nga ato që ndodhën më parë.
Po të ishte ashtu si mendoja do të gëzohesha shumë. Mirëpo, sërish isha në dilemë, ndoshta nuk ishte cështja se unë po sprovohesha. Nuk doja ashtu! Përse?!

Shkroi: Valon ISENI, Kumanovë

No comments:

Post a Comment