
Cdo gjë në këtë botë,kur bëjmë dicka ,kur veprojmë apo lëvizim,ndiejmë një kënaqësi apo herë pas here edhe një pikëllim ,pasi varet nga rasti në të cilin gjindemi.
Të gjitha këto janë ose humbje e kohës ose shfrytzim i saj,prandaj edhe mund të humbim(devijojmë)prej saj edhe mund të përfitojmë prej saj(nëse krijojmë sisitem jete).
Pamja e saj fizike nuk na ngjason në një rrugë vijëdrejtë dhe as e rrafshët,por në një të tillë të lakuar e të shtrembëruar,që shkakton aksidente të mëdha apo thënë ndryshe diferencime.
Poashtu duhet të cekim se opinioni i mospërfillësve bazohet vetëm në shijimin e saj në sajet e së cilës është pangopësia.
Andaj,nëse shikojmë nga një prizmë(këndvështrim)urtësie apo realiteti,nuk do të hasim asgjë tjetër vecse një barrë të rëndë mbi supet e tyre.
Kjo është ajo më të cilën njeriu humbë orientimin ,qoftë edhe i vetëdijshëm apo edhe i paqëllimshëm ,për arsye se mos durimi i tyre i shpie drejt humnerës apo fundosjes,natyra e të cilëvë është të harrojnë,që dinë të rrebelohen e të thyejnë gjithcka qe gjejnë para vetës .
Historinë e kemi dëshmitare se cdo njeri që nuk ka lejuar të varet prej kohës ,por koha të dirigjohet prej tij(të marrë urdhra),ka mbizotëruar apo ka korrur sukses në jetën e vet,si në aspektin material,ashtu edhe në atë shpirtëror.
Shembulli më i mirë ku demonstrohet vlera e kohës është betimi i Allahut xheleshanuhu në Kur’an nga e cila kupojmë rëndësinë e kohës,e ku thotë:
“Pasha kohën”(sure El-asr,ajeti 1)”
Përfundimisht ,ndjej obligimin që të them se e tërë kjo që thashë për vlerën e kohës,është vetëm një sasi uji sa mund të mbaj një lugë në raport me detin.Megjithatë,sic thoshte një mendimtar islam se:”Trupi i vërtetë i kohës është casti që jetohet…”
Shkroi: Valon ISENI,Kumanovë

No comments:
Post a Comment