
Na ishte sec na ishte,njëherë një djalosh i mbarë që kishte lindur në një qytet të vogël.Aty ku njerëzit ishin indiferent,don të thotë,ndryshonin mendimin,varësishtë nga rasti që gjindeshin.
C’ishte më interesantja se,tek ky djal kishte një karakteristikë,e cila e veconte nga të tjerët,e ajo ishte vështrimi i gjërave me të cilat përballoheshin njerëzit,analizimi i tyre dhe shpjegimi më i mirë që mund të ishte ,edhe pse shpeshë herë ndodhej në gjendje diskriminimi,shkaku i moshës.Ai,gjithmonë orvatej që t’i rregullonte gjërat,me të cilën i bënte që njerëzit të jenë më të përafërtë dhe më të dashur si dhe eliminimin e dyshimeve ndërmjet tyre.Në shumë lojëra të ndryshme ,shokët e ftonin të jetë pjesëmarrës dhe ai shkonte,mirëpo,kur fillonin të merreshin me gjëra të kota,ai qetë dhe pa probleme largohej.Pra,me këtë nënkuptojmë se ky fëmij i kuptonte gjërat më ndryshe nga të tjerët.Andaj,merrni shembull prej tij.
Së rrituri,nisi të përballohej me një sfidë.Sikur ndjente dicka,sikur i mungonte dicka apo i nevojitej dicka,që të përmbushte një zbrazëtirë në zemrën e vet.Mirëpo,pa sukses!-nuk mund të gjente inspirim!C’ti bësh?Fati i tij kishte vendosur që të ndodhte ashtu.Edhe pse pas gjithë atyre përpjekjeve e mundimeve,një shpresë këmbë mbajtëse e kaploi djaloshin,e cila nuk lejoi që ai të dorëzohet dhe e adaptoi me mendimin se tendenca e tij misterioze do te realizohet.
Ndonjëherë ,ngjarjet apo ndodhitë vijnë papritmas dhe ti i percepton si të befasishme e që mund të jenë për të mirën tënde apo edhe të kundërtën.
Kështu ngjau edhe me atë për të cilin po flasim,kur një ditë prej ditësh,papritmas takoi një shokun e tij ,i cili e ftoi të shkonin e të dëgjonin një ligjëratë në një organizatë të mirënjohur.Zemra dhe trupi zunë t’i dridhen nga sikleti dhe deri sa arriti atje,nuk i mbaronin rishtazi parashikimet,por c’ishte më e mira se ai nuk ishte pesimist në kësi lloj gjërash,përkundrazi,i sigurtë.Me këto shenja që po shfaqeshin ,sikur na paralajmëronin për nismën apo hapat e para të së vërtetës dhe kontinuitetit të saj.Andaj,falë Zotit,qasja dhe bindshmëria u realizuan shumë shpejt,por në anën tjetër,një litar kishte mbetur ende pa u zgjidhur.
Me kalimi e kohës,preokupimet vecse u shtonin dhe kohë të lirë pothuajse nuk kishte.Mirëpo,një gjë të cilën duhet ta kuptonte djaloshi,ishte se kjo jetë e krijuar ,kapë pas veti shumë sprova e pasoja të ndërtuara dhe se duhet të ndërmirren masa për mbrojtjen nga to.
Dhe kështu,zemra e tij qante nga gëzimi e lumturia,ngase kishte gjetur atë,i cili do ta dirigjonte gjatë punëve të veta,apo thënë më thjeshtë,kishte zbuluar orar me të cilën do ta sistemoj jetën e tij në të ardhmen ,nostalgjinë e së cilës e kishte ëndërruar që moti.Dhe po ta pyesësh atë,se cfarë përjetoi,do të përgjigjej në këtë mënyrë:”Unë nuk mundem…unë…!
Shkroi:Valon ISENI,Kumanovë

No comments:
Post a Comment