Wednesday, April 14, 2010

Pse e gjithë kjo?!


Të gjitha krijesat e Allahut kane aftësi për t’u mbrojtur,dhunti e dhënë nga Ai,prandaj edhe mbijeton ai që është më i forti,ndërsa ai më i dobëti përshtatet me ambientin ku jeton.Kështu janë cilësuar organizmat e gjallë në natyrë.
Mirëpo,që të jemi të gjithë të sigurtë,Allahu është i Mëshirshëm,prandaj edhe atyre që konsiderohen “të rrezikshëm”,u ka dhënë veti dalluese,d.m.th në pamje fizike.Njëra dhe më e rendësishmja prej tyre,është e ashtuqujatura në biologji “ngjyrosje” e organizmave.
Ngjyrosja është lloj përshtatje që ngjyrosen organizmat sipas mjedisit ku jetojnë por edhe sipas ngjyrës dalluese që ua ka dhënë Allahu xh.sh.,p.sh.:dhelpra shkretinore ka marrë ngjyrën e rërës,dhelpra polare,ngjyrë të bardhë,ashtu edhe ariu polar,karkaleci ka marrë ngjyrë të gjelbërt,për arsye se jeton në bimë etj.
Ndërsa me ngjyrë dalluse(mbrojtëse) janë ngjyrosur si viktima ashtu edhe grabitqari.Si shembull do të marrim gjarprin helmues i cili ka trup laraman me ngjyra të forta.A thua pse gjithë këto veti dalluese?!
Ato me gjithë ato cilësi dalluese na japin sinjale dhe na paralajmërojnë për rrezikun që mund të na kanoset.Të këtilla janë edhe bletat,gremzat,që kanë ngjyra të dallueshme dhe posedojnë apratet e tyre për thumbim.Të gjitha këto organizma që i përmendëm, hynë në grupin aposemik.
Aposemia është ngjyrosje paralajmëruese, lloj përshtatje te shtazët që kanë ndonjë mekanizëm mbrojtës apo se edhe mund të jenë dëmprurës.
Ekziston edhe një grup tjetër,i cili në terminologjinë biologjike quhet “mimikria”, e cila është dukuria e emitimit të formës dhe ngjyrosjes të organizmave aposemik nga organizmat që nuk kanë mekanizma mbrojtëse,siç janë disa miza apo edhe flutura, që si model emitimi marrin ndonjë organizëm aposemik.
Pse e tërë kjo ?
Arsyeja kryesore është që të mbrohen dhe të sigurojnë jetën dhe llojin e tyre.
Kështu, pra, Allahu xh.sh. i ka krijuar organizmat dhe i ka sistemuar ato në mënyrën më të mirë, nga e cila nënkuptojmë se sado që disa prej tyre(organizmave)të jenë sulmues,prap ekziston edhe ana e kundërt,d.m.th. ajo e mbrojtjes, prandaj edhe gjithkush posedon cilësi që e veçojnë atë lloj.
Shkroi:Valon ISENI,Kumanovë

No comments:

Post a Comment