Pikë së pari,dua që të kthehemi në jetën e Muhammedit(salallahu alejhi ve selem) dhe të shohim dallimin në mes nesh dhe atyre,në mes mentalitetit tonë dhe mentalitetit të tyre si dhe zakoneve (dokeve)tona dhe zakoneve të atyre.
Populli arab në kohën e injorancës dhe shirkut,ishin një popull tepër i keq,si në aspektin e besimit ashtu edhe në aspektin shpirtëror.
Mirëpo me ardhjen e Muhammedit(salallahu alejhi ve selem) deshti Allahu xheleshanuhu që arabët t’i ngrisë në nivele të mëdha diturie,ekperience dhe mbi të gjitha të arrijnë kënaqësinë e Tij.
Të gjithë e dimë,por edhe historinë e kemi dëshmitare
se shkencat e para dhe më të rëndësishme si matematika,kimia,fizika,gjeografia etj,lindën në shtetet arabe ,pikërishtë tek muslimanët.Atëherë lind pyetja se cili ishte shkaku i këtij zhvillimi?!Shembulli më i mirë me të cilën mund t’i përgjigjemi kësaj pyetje është se ata(arabët) shfrytëzonin kohën dhe përfitonin prej saj,ngase poseduan sistem jete edhe atë nën dirigjimin e ligjeve të Zotit apo thënë më ndryshe Kur’anit,të cilin e pranuan si kushtetutë të tyre.
Andaj nëse shikojmë nga një prizmë(këndvështrim) urtësie apo realiteti,nuk do të hasim asgjë tjetër vec se një kontrast të mash,të cilin nuk e realizoj askush tjetër përvec fejës së Allahut,Islami.
Ja pra,të nderuar vëllezër,këtu desha të arrij.Të demonstroja vlerën e Islamit dhe të bëja një farë krahasimi me ditët e sotme,ku rinia,e cila konsiderohet si themeli i bartjes së të vërtetës,nuk bëjnë aspak përpjekje për ta ringjallur fjalën e Allahut xheleshanuhu,por përkundrazi,në mesin e tyre janë duke u shfaqur edhe disa dyshime,me të cilat vetëm se mund të devijojnë(të humbim) nga rruga e drejtë dhe të harrojnë se cka kanë lënë mbrapa tyre.
Mendim tjetër,i cili është duke u përhapur me të madhe tek ata është se Islami nuk po përshtatet me kohën e sotme moderne dhe se shkaku i tij,ata(të rinjtë) nuk po munden të realizojnë qëllimet e tyre të përditshme si prostitucioni(zinaja),alkoholizmi,narkotizmi e shumë të tjera të cilat vetëm se e shkatërrojnë shpirtin dhe i cmendin ato.Tashti,dua të më tregoni se cili prindër ka qejf t’i vijë fëmiu i dehur në shtëpi dhe se nuk di se cfarë flet?!Normalisht se askush.
Mirëpo,duhet ta dini një gjë,se Allahu xheleshanuhu,Islamin e ka bërë për cdo komb dhe për cdo kohë,e jo me diferencime të ndryshme.
Poashtu Allahu xheleshanuhu cek në Kur’an se:
“Feja e vetme e pranuar tek Allahu është Islami…”
Prandaj,ju këshilloj që të gjithë ju e sidomos të rinjtë,të merrni hapat e para të së vërtetës dhe t’i tregoni atyre që nuk besojnë se ne jemi ata që nuk dorëzohemi,sic kanë qenë të parët tanë dhe se do të përballemi me cdo sfidë që na del përpara,se fundi i fundit fitorja prapë se prapë do të jetë e muslimanëve.
Dhe në fund,dua që t’u tregoj se kjo botë është kalimtare dhe t’u gëzoj se parajsa(xhenneti)ju pret me bukuritë e veta mahnitëse,që syri nuk i ka parë,veshi nuk i ka dëgjuar dhe as që mendja nuk i ka paramenduar.
Juve ju mbetet vetëm se të mendoni dhe të zgjidhni se cila na qenka më e dobishme,sigurisht se në fund do t’ju dal rezultati.
Shkroi:Valon ISENI,Kumanovë