Monday, May 24, 2010

Letër për...!


Mos më pyet që në fillim se kush jam unë?!Më pyet për cilësit e mia!Ato pra, njerëzit i vecojnë nga njëri-tjetri,se kush na qenka më i mirë e kush më i keq dhe se cilit duhet t’i besohet më shumë,atij apo këtij?!
Kështu shkojnë gjërat në jetë,ai i cili bëhet më i besueshëm, i dëgjohet fjala, ndërsa ai tjetri vetëm dëgjon se c’flasin të tjerët dhe c’është më interesantja se, ai nuk ndihet i nëncmuar, ngase tashmë vec është adaptuar.
Me sa duket, atë që është dashur të thuhet si hyrje(fillim) e mbarova,ngase ndërlidhet me atë që do të thuhet për...!
Të them ty o vëlla i dashur!
Ka që sa kohë që nuk jemi parë e nuk jemi takuar.Më ka marrë malli ta shoh atë fytyrën tënde, e cila ndricoi mu në momentin që është dashur, kur një popull i lënë anash, është dashur ta ketë përkrahjen më të madhe, në ato caste vështirësie e përballjeje me armikun.
Ti shkove, vetëm e vetëm për t’u ndihmuar atyre të cilët kishin nevojën më të madhe,që edhe ti të lyheshe me gjakun e dëshmorëve të rënë dhe sëpaku bile zemra të të rrah fort për dhimbjen që kemi për to dhe të vetëdijësohesh se lufta në rrugën e Allahut paska edhe humbje(në njerëz), por edhe dobi(në sundimin e kësaj bote).
Prandaj, ti o vëlla, mos i humb shpresat, ngase mos të ndihmofshin njerëzit, atëherë të ndihmojnë engjëjt e Allahut xheleshanuhu,të cilët gjithmonë janë nën përkujdesjen tonë.Por edhe nëse ndodh që vdekja ty të kaplon, mos u merakos, sepse ashtu ka qenë caktimi i Allahut dhe se misioni yt ka mbaruar aty, me moton “Me Të dhe për Të”.
Dhashtë Zoti që të plotëohet dëshira yte dhe më në fund ta fitosh xhennetin e Allahut xheleshanuhu,në të cilën do të jesh përgjithmonë dhe do t’i shijosh kënaqësitë e tij.

Me dashuri,vëllau yt.

(Kushtuar luftëtarëve të luftës në Palestinë...)


Autor:Valon ISENI,Kumanovë


Monday, May 17, 2010

Mundohem!


Vrapoj në drejtimin që e kam për synim
Lodhem aq shumë sa që nuk mund të marrë as frymë
Mendoj të ndalem dhe të pushoj
Mirëpo prap mendja më thotë vazhdo.

Si mund të vazhdoj,ah i mjeri unë
Kam mbetur në mes të rrugës,pa një kokërr mund
Të shtrihem në mes të rrugës dhe të turpërohem
Të mbetem si hiçi dhe në fund të shkatrrohem.

Nuk di si t’ia bëj,kam mbetur pa alternativ
Të arrij cakun tim qenka shumë vështirë
Më duket se po mundohem vetëm së koti
Për punën që ka filluar tani e që moti...

Autor:Valon ISENI,Kumanovë